“Nuk iki drekt te Partizani? Do quhesha tradhëtar”! Rrëfimi i Kobina: Egbo na thotë që të luajmë për qef

Nga Klaudio Ndreca

Kobinah është një nga pikët më të forta të kësaj Tirane, që është duke kryesuar Superioren aktualisht. Një “AS” nën mëngë për bardheblutë, që vjen si kartë fituese për të mbyllur lojën, kur pakkush e pret një gjë të tillë.

Kjo ka ndodhur në shumë raste dhe Kobina është kthyer në një nga pika më të forta të skuadrës. Në një intervistë për “Fan Zone”, futbollisti ka ndryshuar edhe këtë transformim të Tiranës.

“Po bëj stërvitje në kushte shtëpie. Në disa raste të veçanta dalë edhe jashtë për të vrapuar, tek lagja ose liqeni. Egbo ka futur frymën e grupit që nuk ka ekzistuar aq shumë më parë. Nuk na bën presion dhe na thotë që luani edhe për qef. Pra është tërësisht ndryshe me ardhjen e tij.

Mua më shijon shumë titulli që ta fitojë në fushë. Por për këtë do të vendoset dhe ne jemi duke u përgatitur për të dyja rastet. Goli i fitores në derbin Partizani-Tirana 1-2? “Ka qenë një nga golat më emocionuese të karrierës sime. Është një ndjenjë e mrekullueshme pasi Tirana kishte 6 vite pa fitore dhe shërbeva edhe si mbarësi për të ndryshuar situatën. Sharjet në shqip? Di shumë, por nuk mund t’i them këtu.

Të iki te Partizani? Nuk është shumë imazh shumë i mirë që të kaloj nga Tirana direkt te Partizani, sepse do më dukej vetja si tradhëtar. Ndoshta nëse ika në një ekip tjetër dhe më pas të kaloja te Partizani”, ka thënë Kobina. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *