Kanë përfunduar dy sfidat e para të javës së 26 të “Abissnet Superiores“. Vllaznia nuk e ka marrë veten nga largimi i trajnerit, teksa ndjeu sot mungesën e Brdariçit në Rrogozhinë. Egnatia ka shpërfytyruar shkodranët me rezultatin 3-0, duke marrë tre pikë mjaft të vlefshme për lu.ftën në mbijetesë. Pedro Augusto ka qenë heroi i rrogozhinasve, pasi arriti të shkundër tre herë rrjetën e kuqebluve. Vllaznia u përpoq të ndryshonte diçka në pjesën e dytë, por në momentin më të mirë të tyre, Heriç largohet me karton të kuq, duke e lënë skaudrën me 10 lojtarë që nga minuta e 64-t.
Një tjetër befasi vjen nga Kamza. Kastrioti tregon dhëmbët edhe ndaj Partizanit, duke e mposhtur me rezultatin minimal 1-0. Sherif Kallaku humbi rastin t’i jepte një tjetër rrjedhë sfidës, pasi në minutë ne 57 dështon nga pika e bardhë e 11 metrave për të zhbllokuar rezultatin. Ndërkaq, për krutanët ishte Kaina ai që do të realizonte në minutën e 79, duke bërë që Kastrioti “të fluturojë” në vendin e 6 në renditje të “Abissnet Superiore”. Pas përfundimit të ndeshjeve, trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli“ në “Supersport“.
Plori (Vllaznia): “Është vërtetë e vështirë, të pësosh tre gola në ndeshjen e parë përballë Egnatias. Nuk dua të ndalem te mungesat, sepse edhe ata që hynë sot mezi prisnin të kishin momentin. Loja kishte episodet e veta dhe goditja psikologjike që skaudra ka pas humbjes me Tiranën ka ndikimin e vetë. Lojtarët nuk ishin të qetë. Të gjithë lojtarët që munguan sot janë lojtarë që kanë luajtur 90% në formacion. Në pjesën e parë ishim të rreshtuar ndryshe dhe kishim probleme me linjën e pozicionit jashtë loje. Është një pjesë që duhet parë, sepse jo vetëm në këtë ndeshje, por ka qenë problem edhe në ndeshje të tjera. Pjesa e parë për të dy skuadrat nuk ishte në nivelin e duhur. Goli është pak për tu parë mënyra se si e kanë gjykuar arbitrat. Nëse në këtë situatë që ka skuadra dhe nëse kalon në disavantazh është një goditje e madhe psikologjike. Patëm 2-3 shanse shënimi dhe kur nuk shënon në ato momente duhet të kesh kujdes mbrapa. Nuk ia fal Hericit, sepse është një lojtar me eksperiencë dhe na la me 10 lojtarë“.
Çela (Kastrioti): “Për mendimin tim erdhi edhe për meritë të kundërshtarit. Ndeshja ishte nervoze, ishte shumë e ekuilibruar. U bë një ndeshje e fortë në mesfushë. Kundërshtari bëri një ndeshje shumë të mirë. Për më tepër këtë ndeshje ishte më shumë agresiv. Pra na u kundërpërgjigj me ar.mën tonë. Ishte një ndeshje sprove. Në këtë moment ku ka arritur kampionati, ekipet duhet të jenë nga pak cinike. Penalltia? Ishte pak e lehtë për t’u dhënë faull në zonë. Nuk shoh aty që të ketë kontakt. Edhe topin e ka kapur këmba e majtë e mbrojtësit. Gjithsesi, ç’rëndësi ka tani. Nëse e vëmë re, sulmuesi i Partizanit është i interesuar të rrëzohet në zonë. E kotë të ndalemi tani te ky rast. Tani është thjesht për statistikë”.
Ramadani (Egnatia): “E prisnim një fitore, sepse në dy ndeshejt e fundit morëm vetëm 2 pikë. Në ndeshjen e fundit kundër Partizanit humbëm 2 pikë nga mungesa e përqendrimit. Sot ishim më të përqendruar. Ishim më të disiplinuar. Kur e merr rezutlatin 3-0 mendon se ishte një fitore e lehtë, por nuk ishte e tillë. Në fillimin e pjesës së dytë kemi pasur shumë probleme për të nxjerrë ekipin në sulm. Mendoj se është një punë shumë e madhe të fitosh dhe të mos pësosh kundër Vllaznisë. Duhet të jemi realis. Nuk jemi një ekip i madh që kur kapim ritmin mund të shkojmë 7-8 ndeshje pa humbje. Vërehet një lodhje e madhe e ekipit. E meriton ekipi pak pushim. Do shfrytëzojmë këtë pauzë për të rekuperuar lojtarët me dëmtime. Kemi parë shumë ndeshje të Vllaznisë dhe kemi parë që dy qendrat e tyre lënë shumë hapësira. Kemi pasur mubndësi t’i ndëshkojmë edhe më shumë. Perdor ka edhe dy vite të tjera kontratë. Sa i përket rezultateve të skuadrave nga fundit, së pari na intereson vetja. “./Halit Delibashi-Sport Ekspres/