“Nuk i shkon për shtat një ekipi kampion”, Nevil Dede flet për humbjet e fundit të Tiranës: Bezdisje për trajnerin dhe imazhin e klubit

Nevil Dede ka folur rreth situatës së Tiranës që e ka shtyrë festën sërish, pas humbjes ndaj Laçit. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Dede është shprehur se një gjë e tillë i sjell bezdisje trajnerit dhe imazhit të klubit.

“Çdo skuadër kampione është e bukur. Sivjet Tirana e ka merituar plotësisht. Këto humbjet e fundit, mund t’i japin pak bezdisje trajnerit, tifozëve dhe drejtuesve. Nuk i shkon përshtat një ekipi që është kampion, kur shikon veten në këtë situatë, edhe që nuk shënojnë. Mbi të gjitha është bezdisje për imazhin e Tiranës, sepse nuk janë mësuar të gabojnë dy herë rresht këtë sezon”, tha Dede. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *