Nuk i mjaftoi që e eliminoi nga “Champions League”, Shakhtar Donetsk tallet me Interin

Sikur të mos i mjaftonte fakti që e hoqi Interin nga “Champions League” dhe “Europa League”, Shakhtar Donetsk vjen me një tjetër goditje për zikaltërit. Këtë herë me një postim në rrjetet sociale që ka mjaftuar për t’i irrituar edhe më tepër tifozët e klubit italian. Pikërisht duke postuar momentin e fundit të takimit, atje ku Sanchez kërceu më shumë se të tjerët dhe ishte gati për të rrezikuar portën kundërshtare, në kërkim të golit të kualifikimit.

Por me vendosjen e keqe, Lukaku e hoqi këtë shans të artë duke e larguar topin me kokë si të ishte mbrojtësi i Shakhtarit. “Romelu Lukaku na ka shpëtuar në minutën e 89”, shkruhet nga Shakhtar Donetsk, që gjen kohën për të kërkuar edhe një përkufizim mbi këtë rast, në mënyrë që njerëzit të shpalosin të gjitha sarkazmat e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online