Fuqia e futbollit/ Përfshihet edhe Shqipëria, Ronaldo dhe Mesi në një ekip për hequr konspiracionin e vaksinës

Nga Klaudio Ndreca

Shumë shtete janë duke u përgatitur për të marrë vaksinën anti-COVID, që do t’i ndihmojë njerëzit për të mposhtur përfundimisht pandeminë që ka përfshirë të gjithë botën. Por gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë të pakëta edhe teoritë konspirative mbi atë që po përgatitet me anë të vaksinës, për të frikësuar më tepër njerëzit. Mos besimi është në rritje dhe sipas një sondazhi të Eurobarometrit janë 15% e popullsisë në Europë aktualisht që janë kundra bërjes së vaksinës, një shifër që ka ardhur në rritje, pa pëfshirë këtu njerëzit që i druhen efekteve anësore dhe janë në mëdyshje.

Për këtë arsye zgjidhjen e jep…futbolli! Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dëshiron që të heq skepticizmin e vaksinës duke përdorur dy nga figurat më të dashura të sportit, Kristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin. Të dy yjet e futbollit do të përdoren si një “marketing” për t’i treguar njerëzve se vaksina është vetëm për t’i ndihmuar ata dhe nuk ka asnjë prapaskenë, në mënyrë që të inkurajohet edhe pjesa dyshuese e njerëzve. Gjithashtu në artikullin e shpërndarë gjerësisht në mediat europiane thuhet se përveç vendeve anëtare të BE-së, vaksinën do ta sigurojë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Aktualisht është e mundur që të vaksinohen 700-750 milionë njerëz, por fillimisht duhet të hiqet ideja e frikës dhe për këtë pritet përgjigja e Ronaldos dhe Mesit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online