Nuk i ka ndodhur në Gjermani, arbitri ngacmon Lewandowski në përfundim të ndeshjes: Më të mirat, por kujdes me orën…

Mbrëmë në Anoeta, në javën e dytë të La Ligës, Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultatin 4-1. Katalanasit kaluan në epërsi pas më pak se 50 sekondash të lojës me golin e Robert Lewandowski. Pati shumë lëvdata për lojën e Barcelonën dhe lojtarët e saj dhe në veçanti u dallua Leëandoëski. Pas ndeshjes, polakut i ka ndodhur diçka që ndoshta nuk i ka ndodhur kurrë në Gjermani.

Arbitri iu afrua Lewandowski-t dhe bëri shaka me të dhe gjithçka u regjistrua nga kamerat. “Të uroj më të mirën, vetëm shiko orën,” tha gjyqtari Jose Luis Munuera Montero duke qeshur. Me këtë fjali të pazakontë, Munuera preku ngjarjet e javës së kaluar, kur një orë me vlerë rreth 70,000 euro iu vodh sulmuesit në hyrje të kampit stërvitor të Barcelonës. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online