Mbrëmë në Anoeta, në javën e dytë të La Ligës, Barcelona mposhti Real Sociedadin me rezultatin 4-1. Katalanasit kaluan në epërsi pas më pak se 50 sekondash të lojës me golin e Robert Lewandowski. Pati shumë lëvdata për lojën e Barcelonën dhe lojtarët e saj dhe në veçanti u dallua Leëandoëski. Pas ndeshjes, polakut i ka ndodhur diçka që ndoshta nuk i ka ndodhur kurrë në Gjermani.
Arbitri iu afrua Lewandowski-t dhe bëri shaka me të dhe gjithçka u regjistrua nga kamerat. “Të uroj më të mirën, vetëm shiko orën,” tha gjyqtari Jose Luis Munuera Montero duke qeshur. Me këtë fjali të pazakontë, Munuera preku ngjarjet e javës së kaluar, kur një orë me vlerë rreth 70,000 euro iu vodh sulmuesit në hyrje të kampit stërvitor të Barcelonës. /Sport Ekspres/
?? Munuera Montero (Referee) to Lewandowski:
– “I wish you all the best, be careful with your watch ?”
pic.twitter.com/4GbkujQlRB— infosfcb ? (@infosfcb) August 22, 2022