Nuk guxon dot më askush t’i kthejë fjalën Juriç, Etrit Berisha bëhet shembull te Torino

Ndonjëherë një futbollist duhet të bëhet shembull për të gjithë pjesën tjetër. Ky ishte rasti i Etrit Berishës te Torino që u përjashtua pas një përplasje me trajnerin. Juric e kishte gardianin shqiptar në plan të dytë dhe nuk e aktivizoi për asnjë ndeshje të vetme.

Në një moment, Berisha i njohur për gjakftohtësinë e tij, shpërtheu duke thënë disa fjalë më shumë për trajnerin. Kaq mjaftoi që Juric të vepronte duke e përjashtuar “përjetësisht” Etritin. Ishte data 21 janar e vitit 2023 kur Berisha është ulur në stol për herë të fundit te Torino. Që nga ajo kohë e deri tani, portieri nuk ka qenë për asnjë ndeshje të vetme pjesë e klubit dhe i ka ndjekur të gjitha takimet nga shtëpia. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online