Ndoshta nuk ka asnjë trajner në historinë e futbollit që të ketë stërvitur aq shumë lojtarë të mirë gjatë karrierës së tij, siç është rasti me Carlo Ancelottin. Ancelotti hyri në histori si trajneri i parë që fitoi katër Champions League, duke e bërë këtë dy herë me Milanin dhe dy herë me Real Madridin. Ai ka drejtuar në karrierën e tij Parma, Napoli, Everton, PSG, Juventus dhe Bayern, ndërsa ka gjithsej 22 trofe në karrierën e tij.
Trajneri legjendar ka zgjedhur skuadrën ideale nga lojtarët që stërviti, ndërsa interesant është fakti se ekipi nuk kishte vend për Cristiano Ronaldon dhe Luka Modric. Nuk kishte vend në ekipin ideal as për të mëdhenjtë si Alessandro Nesta, Clarence Seedorf apo Alessandro Del Piero dhe shumë të tjerë. Skuadra e Ancelottit duket kështu: “Gianluigi Buffon; Cafu, Thiago Silva, John Terry, Paolo Maldini; Zinedine Zidane, Andrea Pirlo, Frank Lampard, Kaka; Zlatan Ibrahimovic, Andriy Shevchenko”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/