Nuk është vetëm rezultati, Kapelo mahnitet: Nuk luajnë dot të gjithë ndaj Atletikos si bëri Milani sot, nuk e prisja kaq mirë

Milani arriti që të fitonte në transfertë kundër Atletiko Madridit me shifrat 0-1 falë realizimit të Messias. Por më shumë sesa rezultati, kuqezinjtë bindën me mënyrën e lojës dhe rastet që krijuan. I këtij mendimi është edhe Fabio Kapelo, që për “Sky Sport” do të shprehej:

“Milani është rritur, më pëlqeu shumë sonte. Nuk e mendoja se mund të luante një lojë me kaq shumë personalitet dhe me kaq shumë cilësi. Lojtarët më dukeshin të transformuar. Të luash kundër Atletico Madridit siç bëri AC Milan sonte, nuk e bëjnë dot të gjithë.

Goli i Messias ishte i bukur, po ashtu edhe pasimet nga Theo dhe Kessie të cilët realizuan një krosim perfekt. Por kënaqësia është të shoh AC Milan duke luajtur Champions League jashtë shtëpisë dhe që të krijojë kaq raste kundër Atletikos”, tha Kapelo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *