“Nuk është siç e dëshirojmë”, trajneri i Werderit heq dorë nga mbrojtja dhe kritikon Milot Rashicën

Milot Rashica po kalon një periudhë krize me Werder Bremenin, ndërsa numëron 11 ndeshje radhazi pa arritur që të shënojë në kampionat. Kjo ka bërë që të kritikohet së tepërmi në Gjermani, madje duke thënë se lojtari nuk e ka më mendjen te Werderi, por te zërat e merkatos dhe ekipet e ndryshme që dalin në skenë.

Trajneri Kohfeld do i dilte në mbrojtje Rashicës përpara disa ditësh, por edhe një tjetër ndeshje e mbyllur pa lënë gjurmë, ka ndryshuar sjelljen e tij. Së fundmi është vetë tekniku që kritikon duke ia bërë të qartë se duhet të ndryshojë dhe kthehet si më parë.

“Rashica nuk është aktualisht ai sulmuesi që ne do të dëshironim që të ishte për Werder Bremenin. Nuk po vepron në mënyrë të pastër dhe efektive, ndërsa duhet që të ketë më shumë thellësi edhe në aksionet sulmuese”, ka thënë Kohfeld. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online