Nuk është më vetëm një “histori mediatike”, Berat Gjimshiti bën gati valixhet për t’u larguar nga Atalanta

Berat Gjimshiti është pranë largimit nga Atalanta dhe kjo nuk është më një “histori mediatike”. Dëmtimi i fundit i kaluar nga mbrojtësi shqiptar do t’i jepte “goditjen e fundit” sa i përket krediteve të tij te ekipi nga Bergamo.

Gasperini njihet për zbulimet me lojtarët e rinj dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Me rikthimin e Gjimshitit, trajneri nuk e ka lëvizur prapavijën dhe lojtari i Kombëtares po qëndron në stol, pavarësisht se është gati për të luajtur.

Për më tepër, mediat italiane raportojnë se Atalanta po kërkon edhe një tjetër mbrojtës qendre në merkaton e dimrit. Të gjitha këto tregojnë qartazi se Gjimshiti do të largohet dhe për momentin është Monza që e dëshiron më tepër mbrojtësin shqiptar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online