“Nuk është ky fundi i karrierës së tij, e di e gjithë bota”! Trajneri i Real Madrid: Nuk e di nëse Luka Modric do të pranoj që të luaj me ne dhe të jetë në stol

A do të vazhdojë Luka Modric të jetë pjesë e Real Madrid? Pavarësisht moshës së tij, kroati po tregon se është brilant dhe nuk i ka humbur nuhatja për golin dhe pasimet vendimtare. Në konferencën për shtyp, Anceloti foli edhe për vazhdimin e Modric te madrilenët.

“E gjitha është në dorën e tij. Ai është një djalë i mirë, shumë modest, e dua por nuk e di nëse dëshiron të mbetet në rolin e zëvendësuesit. Si mund ta ndihmoj? E vështirë…E di çfarë do të thonë disa gjëra. E kuptoj Lukën nëse është i trishtuar por nuk është fundi për të: e gjithë bota mendon kështu, përveç tij! Këmbët dhe energjitë i ka akoma, nuk është fundi i karrierës për të… Shikoni cilësinë!”, tha Anceloti. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online