“Nuk është këtu që të krijojmë sistem për të”, Luis Enrike ia bën të qartë Ansu Fatit: Ekipi është mbi të gjithë

Ansu Fati shihet si nëj nga talentet më premtuese të futbollit të sotëm. Djaloshi 17-vjeçar ka treguar klas dhe aftësi pavarësisht moshës së re dhe te Barcelona e projektojnë si pasardhësin e Leo Mesit. Megjithatë ndaj Portugalisë i duhet ta nisë nga stoli. Luis Enrike e ka bërë të qartë se në Kombëtaren e tij ekipi është mbi gjithçka. Skema nuk mund të ndryshohet për asnjë lojtar dhe këtu nuk bën përjashtim as Ansu Fati, pavarësisht talentit të madh që zotëron.

“Ansu Fati nuk është këtu që ne të krijojmë një sistem për të. Ekipi është mbi gjithçka. Do i bënim dëm nëse mendojmë se do i zgjidhë të gjitha ndeshjet për ne. Ai ka nevojë për qetësi përreth, të rritet si person dhe si një lojtar. Nuk ka asnjë sistem për një futbollist. Jo. Sistemi është skuadra”, ka thë Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *