Armand Duka është i ftuar në emision “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” për të komentuar situatën aktuale të futbollit shqiptar. Presidenti i FSHF është shprehur se nuk bëhet fjalë për garën më të mirë të Superiores, ndërsa njëkohësisht kujtoi se është përkrahësi i Vllaznisë.
“Superiorja? Nuk është cilësia më e mirë e viteve të fundit, por gara është e mirë. Mungesa e tifozëve dhe kjo situatë që po kalojmë ndikon që të mos kemi atë cilësinë e mëparshme. Gara është e fortë dhe është e vështirë që të parashikosh përshembull nëse Teuta e vendit të parë do të fitojë kundër Fierit.
Unë kam qenë tifoz i Vllaznisë dhe nuk e heq këtë gjë, pavarësisht se mund të duket si konflikt interesi. Tifozët? Është e keqe e pashmangshme që na ka rënë, do t’i donim në stadium, por nuk varet nga ne. Duhej të ishin në stadium pasi do t’i jepnin më shumë motivim futbollistëve”, u shpreh Duka. /Sport Ekspres/