“Ishte autogoli i Qeverisë”, De Biazi flet për heqjen e pasaportave diplomatike: Shkoi 1-0 rezultati, forca Shqipëri!

De Biazi ka folur në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ku është prekur edhe tema e heqjes së pasaportave diplomatike. Ky ishte vlerësimi i dhënë nga Qeveria e Shqipërisë për historinë që shkroi Kombëtarja duke shkuar në Europianin e Francës. Së fundmi ka dalë vendimi se të gjithë pjesëtarët e Shqipërisë që e kanë marrë këtë pasaportë, duhet ta kthejnë edhe pse skadimi është në vitin 2026.

“Nuk ka ende një komunikim zyrtar për heqjen e pasaportave diplomatike. Duket shumë e çuditshme pasi arritëm një kontribut të çmuar për kualifikimin në Europian, pasi koha e tyre skadon në 2026. Sigurisht që është e drejta e tyre, le ta bëjnë, por është si puna e një dhurate që jep dhe pastaj mendohesh dhe thotë: “E di çfarë, na e kthe mbrapsht”.  Kjo histori më ngjan si autogol i Qeverisë. Nëse ndeshja ishte 0-0, atëherë jemi 1-0. Kjo është mënyra metaforike për të treguar atë që ndodhi. Shqipëria? Uroj që të shkojnë sa më mirë dhe pse grupi është i vështirë. Si gjithmonë unë them: “Forca Shqipëri”, ka thënë De Biazi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online