“Nuk është bukur kur të vërshëllejnë tifozët në miqësore me ekipim U23”, Vlahoviçi thyen heshtjen pas largimit nga Juventusi: Pati shumë presion mbi mua

Dushan Vlahoviçi ka thyer heshtjen për largimin e tij nga Juventusi. Në një intervistë me “Mozzart Sport”, sulmuesi serb ka shpjeguar se mbi të janë shkruajtur në media gjëra të pavërteta. Ai ka thënë se tifozër janë udhyqer me informacione të rrema dhe se fakti që u vërshëllye prej tyre në një miqësore me ekipin U23 i la një shije jo të këndshme.

“Për tre vjet, u shkruajt se unë refuzova të zgjasja bashkëpunimin tim, se nuk doja të flisja me klubin për rinovimin e kontratës sime. E vetmja e vërtetë është se nuk kam pasur ndonjë bisedë specifike me klubin për këtë. Herën e fundit që folëm, nuk arritëm një marrëveshje. Pati shumë fjalë për mua që kërkova kushte të ndryshme, por pati shumë presion mbi mua që më shqetësoi, sepse unë e di të vërtetën dhe e di se çfarë ndodhi.

Pati presion nga publiku, media dhe tifozët. I kuptoj plotësisht tifozët që lexojnë dhe pranojnë atë që po u ushqehet. Nuk është e këndshme kur stadiumi të vërshëllen në një miqësore kundër ekipit U23”, është shprehur Dushan Vlahoviçi./Sport Ekspres/