“Nuk është asgjë e vërtetë”, Kukësi bën reagim zyrtar: Mos shpikni! Askush i paprekshëm dhe merruni me të rinjtë

Në media ka dalë në ditët e fundit një situatë e tensionuar që po krijohet te Kukësi, ku rrogat e prapambetura do të sillnin edhe një presion nga ana e futbollistëve titullarë. “Nëse nuk i jepni paratë deri para ndeshjes me Teutën, nuk do të zbresim në fushë”.

Ky ishte raportimi i bërë nga ana e “Procesi Sportiv”, ndërsa verilindorët kanë bërë edhe një reagim zyrtar ku sqarojnë gjithçka. Për ta nisur me dënimin e supozuar të Xhikës dhe Limaj, teksa është hedhur poshtë gjithçka dhe i jepet një këshillë mediave që të merren me aktivizimin e futbollistëve të rinjë. /Sport Ekspres/

Reagim i Klubit

Marrë shkas nga shkrimet e fundit në media, ku aludohet se klubi i Kukësit ka dënuar dy futbollistët Dashamir Xhika dhe Vesel Limaj për protestë, klubi i Kukësit e ndjen detyrim të sqarojë opinionin publik dhe mediat se asgjë nuk është e vërtetë në këtë mes. Klubi i Kukësit i siguron të gjithë se nuk ka asnjë pakënaqësi mes futbollistëve dhe klubit dhe kërkon nga mediat të jenë më serioze në mënyrën se si i trajtojnë gjërat dhe të mos aludojnë e shpikin gjëra të paqena.

Në çdo ndeshje që Kukësi luan, stafi teknik bën përzgjedhjen e futbollistëve në bazë të stërvitjeve apo formës së futbollistëve. Askush në ekip nuk është i paprekshëm dhe te gjithë luftojnë për të marrë vendin e titullarit.

Në vend që të aludoni për shpifje dhe lajme jo të vërteta, mund të merrni për lajm faktin se në ndeshjen ndaj Teutës, Kukësi ka aktivizuar disa futbollistë të rinj në moshë që mund të jenë e ardhmja e futbollit shqiptar. Angelo Tafa, Redon Dragoshi, Altin Bytyçi, Zenel Gavazaj janë futbollistë të rinj në moshë që po ju jepet besim dhe po bëjnë paraqitje dinjitoze.

Kërkojmë nga mediat që para se të shkruajnë lajme jo të vërteta, të marrin një informacion pranë zyrës së shtypit dhe të tregohen seriozë në raportime ashtu siç klubi tregohet serioz me mediat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online