Ankthi i Milanit shtohet për Ibrahimoviç, ja sa pritet të mungojë suedezi për kuqezinjtë

Ibrahimoviç pësoi një dëmtim në tendinë ditën e djeshme ndaj Napolit dhe u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 79 të. Ky fakt e ka zbehur pak shijen e fitores së kuqezinjve ndaj rivalit kryesor në luftën për Champions League.

Të gjithë tifozët ishin në ankth për të mësuar shkallën e dëmtimit të lojtarit kryesor të Milanit si dhe për kohën që do të jetë larg fushave. Mediat italiane flasin për një dëmtim të shkallës së lehtë që do ta mbajë suedezin në rastin më të mirë për një javë larg fushave, ndërsa në rastin më t? keq deklarojnë se do të mungojë 1 muaj.

Megjithatë pothuajse e konfirmuar është që Ibrahimoviç do të humbë ndeshjen në Europa Ligë përballë Lilles dhe në kampionat ndaj Fiorentinës, ndërsa përgjigja përfundimtare del ditën e sotme pas ekzaminimeve. Infektimi i trajnerit Pioli me Covid-19 dhe lëndimi i liderit të skuadrës do ta vështirësojë situatën e Milanit, që është duke kaluar një formë mjaft të mirë në Seria A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online