“Nuk e sulmoj në media që t’i zë vendin”, Egbo flet hapur: Sa e ulët kjo në Shqipëri, hajde se nuk është i yni…

Egbo arriti suksesin e madh tek Tirana duke e marrë skuadrën nga vendet e fundit të renditjes për të nisur fitoret radhazi dhe për më tepër duke thyer akullin e derbit me Partizanin. Gjithë puna e madhe e këtij tekniku është kurorëzuar me titullin kampion për 100 vjetorin e klubin.

Së fundmi Egbo ka dhënë një intervistë për “Fax Sport” atje ku ka treguar të gjithë eksperiencën e tij. Kur i kërkohet një mendim për Tiranën në drejtimin e Nevil Dedes, Egbo shprehet se nuk do të bëjë kurrë si disa analistë që janë edhe trajnerë, të cilët sulmojnë gjithmonë më media vetëm për të zënë vendin e teknikut që kritikojnë.

“Tirana është ekipi më i madh në Shqipëri dhe kërkon shumë eksperiencë për të qenë pjesë e saj. Prandaj gjithmonë kam hezituar kur më është dhënë mundësia për ta drejtuar. Edhe në 2019 e mora vetëm për tre ndeshje sa të gjendej trajneri tjetër. I fituam tre ndeshje dhe kur trajneri u gjet për të ardhur te Tirana tha: “Nuk vi unë, çfarë do të bëj unë? Trajneri që keni i ka fituar tre ndeshjet”. Kaq mund të them dhe nuk përmend emra.

Këtë do ta bëja edhe unë, të njëjtin veprim. E mora ekipin nga vendi i tetë kur ishte i shkruar emocionalisht dhe ishte në momentin më të keq. Fitova tre ndeshje rresht dhe për këtë arsye ishin ato fjalët e atij trajnerit që do vinte te Tirana. Çdo lëvizje timen e ka vendosur Zoti për të thënë se Egbo duhet apo jo që të vazhdojë për të drejtuar Tiranën. Pengu i vetëm që kam te ekipi është që nuk u futëm në grupet e “Europa League”. I kishim mundësitë, por duhej të ishin lojtarët në formën e duhur. Largimet nga Tirana? Ekipi fitues nuk ndërrohet, përgjigjet duhet t’i gjeni te drejtuesit e klubit.

Si po shkon Dede te Tirana? Unë nuk do të bëj si disa analistë në studiot televizive, sidomos ata që janë edhe trajnerë, që nisin me mendime: “Hajde ta sulmojmë këtë se nuk është i yni, hajde të mbështesim këtë se është i yni”. Nuk do të bëjë asnjëherë këtë tip. Nuk e bëjë këtë që të iki ai dhe duke e sulmuar unë në media, ti zë vendin. Është shumë e ulët kjo në futbollin shqiptar. Duhet të ndërrohet mentaliteti, ka edhe shumë trajnerë të rinjë që nuk po i jepet mundësia për t’i besuar një skuadër.

Ka pasur shumë nga ata që bënë gjithçka që Tirana të mos dilte kampion me Egbo. E dinë shumë mirë ata, është shumë e dukshme. E shihni nga komentet, nga analizat se unë nuk isha trajneri i duhur, se nuk kisha licencë, se isha për të stërvitur portierët. Unë nuk jam nga ata që bëjë polemika. Prandaj nuk shkojë as te studiot televizive se të gjithë mbrojnë interesat e tyre, unë dua të flas hapur dhe drejtë”, ka thënë Egbo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online