Nga Klaudio Ndreca
Barcelona ka dështuar në objektivin për të fituar titullin kampion në La Liga. Katalanasit nuk arritën që të mbanin avantazhin e pikëve karshi rivalëve të përjetshëm, me Realin e Madridit që nuk gaboi në asnjë hap pas pandemisë.
Një titull që madrilenët e kanë fituar pa Kristiano Ronaldon, ndërsa kjo e ka zemëruar jo pak Lionel Mesin. Ylli argjentinas nuk zgjedh që të bëj asnjë polemikë pasi u dha verdikti i kampionatit, por i ka dhënë “shuplakë” klubit dhe lojtarëve të Barcelonës. Duke kërkuar që të zgjohen sa më shpejtë, Mesi shprehet se në këtë mënyrë do të munden edhe nga Napoli në “Champions League”:
“Ne nuk e prisnim që të përfundonim në një gjë të frikshme si kjo. Por është rezultati i një viti, kemi qenë një ekip jo i rregullt dhe jemi mposhtur për shkakun e dëshirës dhe intensitetit për mënyrën sesi luajmë. Nëse duam të luftojmë për Champions duhet të ndryshojmë. Në të kundërt, kështu na mund edhe Napoli”, ka thënë Mesi. /Sport Ekspres/