“Kur të marrin me zor në festë”! Gareth Bale është unik, pak shtirje sa për videon e titullit në La Liga

Nga Klaudio Ndreca

Gareth Bale është unik dhe nuk e ka një lojtar të dytë te Reali i Madridit që paguhet me shifra të majme, vetëm për të bërë veprime “fëmijësh” në stol. Uellsiani ka bërë gjithçka në ndeshjet e fundit, por sigurisht që jo nga fusha e blertë. Pak dremitje, aspak interesim për përballjet e madrilenëve dhe duke luajtur me objekte të ndryshme që kishte afër pankinës. Pra pjesë e Realit të Madridit vetëm për të marrë pagën dhe fizikisht, por asgjë më tepër që e lidh me klubin.

Dashuria nuk i shtohet dhe gëzimi nuk po i vjen as kur ekipi i Zidan shpallet zyrtarisht si kampioni i La Liga-s për sezonin 2019-2020. Video që po shpërndahet gjerësisht është ajo e festës, ku Bale dukej si të ishte i ftuar me zor. Pak shtirje sa për videon e titullit që do të hidhej nga faqja e klubit, megjithatë dukej qartësisht se uellsiani nuk po përjetonte ndonjë adrenalinë të madhe në ato momente, ndryshe nga të tjerët. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online