“Nuk e pranoj dot, por Broja ishte lojtari i ndeshjes te Chelsea”! Ish-lojtari anglez shpërthen: Nuk më intereson Havertz që fitoi Champions, dua Brojën nga fillimi

Armando Broja ka hyrë në minutën e 66 të takimit mes Southampton dhe Chelsea. Londinezët kishin pak mundësi dhe kontroll topi gjatë asaj periudhe, por sulmuesi i Shqipërisë u mundua për të vendosur në vështirësi kundërshtarët dhe shpalosi pak nga aftësitë e tij.

Deri në këto momente Tuchel ka zgjedhur që të eksperimentojë me Havertz si qendër sulmues. Një katastrofë e vërtetë, pasi nuk ka shënuar ende golin e parë për këtë sezon. Në këtë linjë mendimi, ish-lojtari anglez Jason Cundy nuk sheh asnjë arsye se përse Broja duhet të qëndrojë në stol.

“Broja, mund t’ju them vetëm sesa brilant dukej kur hyri në fushë, ky lojtar duhet të jetë nga minuta e parë. Tuchel duhet ta nis me një qendër sulmues të vërtet, Broja është i tillë. Nuk më intereson Havertz, ka fituar Champions League me ne, por unë dua të jetë Broja si titullar.

Lojtari i ndeshjes për Chelsea dje ishte Broja, ndoshta është e prapranueshme, por është e vërtetë. E di që është e vështirë për t’u thënë, si mund ta them unë që dikush që erdhi nga stoli ishte lojtari i ndeshjes për Chelsea?”, u shpreh Cundy për “TalkSport”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online