Nuk e njohin tre nga katër kundërshtarët, në Serbi janë të sigurt: Spanja do refuzojë të luajë me Kosovën

Situata e vështira politike ndikon drejtpërsëdrejti edhe në futboll. Pasi është hedhur shorti i kualifikueseve të Botërorit, Kosova ka rënë në grup me Spanjën, Gjeorgjinë, Greqinë dhe Suedinë. Nga të gjitha këto vende është vetëm Suedia që e njeh Kosovën si shtet më vete dhe të pavarur.

Por nëse për Gjeorgjinë dhe Greqinë nuk paraqet ndonjë problem që të luajnë përballë dardanëve, më ndryshe paraqitet situata për Spanjën. Sipas asaj që raporton media gjermane “Sport1” dhe që ka marrë jehonë në mediat serbe, spanjollët do të refuzojnë që të luajnë me Kosovën.

Kjo pasi janë hapur kundër pranimit të së vërtetës pasi shkaktohen paralelizma të shumta me Katalonjën dhe kërkesave të saj për pavarësi. Për këtë arsye Spanja ka qenë në anën e Serbisë dhe do të jetë shumë e vështirë që organizmat e futbollit të bindin gjigandët e Europës për t’u ndeshur me Kosovën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online