“Nuk e njihja vëllain e Migjen Bashës”! Dejvi Bregu surprizon polakët: Mësova për ekipin e ri nga Youtube dhe Instagrami, nuk e mendova gjatë

Dejvi Bregu ka bërë hapin më të madh të karrierës në këtë merkato dimërore. Ish-futbollisti i Superiores ka nënshkruar për Ëisla-n, e cila ndodhet në ligën e dytë të Polonisë, me premisën për t’u ngjitur në elitë.

Në Poloni mendonin se Bregu kishte biseduar me shqiptarin tjetër, vëllain e Migjen Bashës, Vullnet Bashën, që ndodhet në ekip. Por në fakt Bregu është shprehur se nuk e njihte dhe se nuk ka folur me të përpara se të transferohej.

Ndihem shumë mirë dhe jam krenar që jam bërë lojtar i Wis?a-s. Jam pritur shumë mirë nga i gjithë stafi dhe lojtarët. Kur më erdha oferta, nuk e mendova gjatë hedhjen e firmës. Pashë disa video të klubit, tifozët, këto gjëra të mahnitshme dhe e mora shpejt vendimin. Vullneti? Nuk e kam njohur më parë, por njoh vëllain e tij, i cili ka luajtur me Shqipërinë dhe ishte një lojtar shumë i mirë. Nuk kam folur më parë me Vullnetin, por kam parë disa video për Wisla-n, pashë disa informacione nga Twitter, Instagram, Youtube dhe vura re se atmosfera ishte shumë e nxehtë.

Objektivi kryesor i joni është që të ngjitemi në kategori. Do të punojmë shumë për të arritur deri këtu. Pika ime më e fortë? Loja një kundër një, marrë ekzekutimin e goditjeve të dënimit dhe penalltive, mund të ndihmoj ekipin edhe me asist. Gjithashtu mund të krosoj nga goditjet e këndit”, tha  Bregu. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *