“Nuk e ngre stekën“, Gasperini mban Atalantën me “këmbë në tokë“: Për mua është sikur ta kem fituar Skudeton

Atalanta e rritur shumë nivelin vitet e fundit, duke u renditur deri në vendin e 3-të në Serie A. Nisur nga forma dhe jashtëzakonshme e zikaltërve opinioni sportiv ka nisur ti veshë një objektiv të ri për këtë sezon, titullin kampion.

Megjithëse logjika drejt këtij objektivi është e qartë, Gasperini nuk kërkon të nxitohet dhe mban skuadrën me këmbë në tokë. Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Torinon, trajneri i Atalantës shprehet se nuk do të hyjë në kampionat me idenë e të fituarit Skudeton, pasi sipas tij ruajtja e nivelit të arritur deri më tani nuk duhet të merret si e mirëqenë.

“Unë nuk e ngre stekën. Nuk dua të heq ëndrrat e askujt, por nuk kam pse t’i ngre vetë. Është në rregull me mua, është sikur të kem fituar Skudeton dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Përsëritja (e suksesit) nuk merret kurrë si e mirëqenë. Unë nuk kam ndërmend të filloj me Atalantën që duhet të fitojë kampionatin“, ka deklaruar Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online