“Klube si Juventusi bëjnë punë të ndyrë”, te Fiorentina djeg ende largimi i Chiesa-s: Na e vodhën

Në Firence ende djeg largimi i Frederico Chiesa-s. Presidenti i violëve e quan vjedhje transferimin e sulmuesit të talentuar, për shkak se Juventusi ka më tepër para se klubi i tij. Sipas Commisso-s, i vetmi ndryshim mes “zonjës së vjetër” dhe Fiorentinës qendron pikërisht te të ardhurat, teksa klube të mëdha si Juventusi gjenerojnë më tepër të tilla.

“Chiesa na është vjedhur sepse ata kanë shumë para që ne nuk mund t’i bëjmë, sepse nuk kemi të ardhura. Sa më shumë të ardhura, aq më shumë mund të shpenzoni. Ky është ndryshimi midis nesh dhe atyre. Ka klube si Juventus, si Barcelona, si Inter Milan, të cilët janë të detyruar për një punë “të ndyrë””, ka thënë Rocco Commisso./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online