“Nuk e meritonim fitoren, por as humbjen”! Trajneri i Teutës flet pas ndeshjes me Vllazninë: Kishim frikë të mbanim topin, hymë në presion të madh

Te Teuta-Vllaznia kanë vendosur gjithë takimin vetëm tre minutat e para, 0-1. Gruda arriti që të shënojë dhe kërkojë falje, duke mos festuar golin, në nder të ish-ekipit. Megjithatë “dëmi” u shkaktua, i madh madje, sepse ishte pikërisht ky realizim që vendosi fatin e ndeshjes.

Pavarësisht se u krijua ideja e një spektakli golash pasi i pari erdhi në minutën e tretë. Gjithashtu edhe shiu ndikoi disi në një lojë që nuk ishte shumë tërheqëse për t’u parë. Por në fund si gjithmonë, në Superiore kanë më shumë rëndësi pikët sesa loja e bukur. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “MCN TV”:

Martini: “Kishim shumë ngarkesë, lojtarët hynë me shumë presion në fushë për ta fituar ndeshjen me çdo kusht. Ishim të paqartë në qarkullim topi, kishim frikë të mbanim topin. Në pjesën e dytë ishim disi më mirë, megjithëse edhe në pjesë të parë kishim disa mundësi. Nuk meritonim ta fitonim këtë ndeshje, por as ta humbnim”.

Osmani: “Kemi zhvilluar një lojë bindëse, të bukur. Ishte një fitore me shumë rëndësi për ne për ecurinë e kampionatit. Ne u tërhoqëm shumë më pas, i këshilloja lojtarët që të dilnin më përpara. Përgjithësisht jam i kënaqur. Në fundin e ndeshjes u shfaqëm pak nervoz se 0-1 nuk është kurrë rezultat i sigurt, duhej ta kishim mbyllur ndeshjen. Për ne testi do të jetë kundër Egnatias, ky ekip pretendon titullin kampion”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online