Nuk e meritoi çmimin? E pazakontë, edhe gazetari nga Argjentina nuk vendosi Mesin të parin në listë

Lionel Mesi u shpall lojtari më i mirë i vitit 2023 nga FIFA, duke lënë pas Halandin dhe Mbapenë. Polemikat nuk kanë munguar, teksa ka pasur mjaft tifozë që e kanë konsideruar vjedhje ndaj Halandit. Ky i fundit fitoi tripletën vitin e shkuar, si dhe u shpall golashënuesi më i mirë kompeticionet ku mori pjesë. Por as ky sukses i jashtëzakonshëm nuk i mjaftoi për të marrë në duart e tij çmimin. FIFA ka bërë publike votimet e kapitenëve të ekipeve kombëtare, trajnerëve të tyre, si dhe përfaqësuesëve të medias për secilin shtet.

Ajo që vihet re është se gazetari argjentinas, Klaudio Mauri, e ka vlerësuar me vetëm një pikë Lionel Mesin. Pesë pikët e tij i ka marrë Ilkai Gyndogani, ndërsa me tre pikë ka vlerësuar Erling Halandin. Një votim i pazakontë, duke ditur dashirinë e madhe që gëzon Lionel Mesi në Argjentinë. Por duket se Mauri ka lënë mënjanë tifozerinë dhe ka votuar me profesionalizëm./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online