Vllaznia do të përballet kundër Laçit në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Por trajneri i ekipit shkodran, Brdariç, nuk e ka vëmendjen te kjo ndeshje pasi është i fokusuar te përballja kundër Partizanit në Superiore. Gjithashtu tekniku i Vllaznisë është shprehur se i ka studiuar të gjitha ekipet e kampionatit shqiptar dhe tanimë ka shumë njohuri për to.
“Luajmë ndaj një kundërshtari shumë të fortë. E kemi vëmendjen kryesore te Partizani. Kampionati nisi me vonesë dhe ne u përgatitëm. Edhe kjo pauzë na bëri mirë, morëm energji, duke dashur të rikuperojmë ndeshjet e dobëta që kemi bërë. E kam studiuar shumë mirë Superioren dhe njoh çdo skuadër. Partizani është ndër skuadrat më të forta dhe kanë aftësi të mëdha teknike. Kupa? Më gëzon fakti që do luajmë në shtëpi. E dimë që Laçi është i forte, por çdo kundërshtar në këtë fazë është i rrezikshëm. Pas Partizanit do të mendojmë për këtë takim”, tha Brdaric. /Sport Ekspres/