Skandali për ish-futbollistin e Interit, kapet nga policia pas grindjes në familje

Ish sulmuesi i Interit që tashmë luan tek Milionarios në Kolumbi është arrestuar për shkak se ka dhunuar prindërit e tij. Autoritetet bën të mundur kapjen e autorit mbrëmjen e djeshme. Sipas deklaratës së policisë, kolumbiani ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Ngjarja ishte evidentuar nga banorët e lagjes, të cilën kishin konstatuar një sherr mes Guarinit dhe familjes së tij. Në ditët në vijim do të mësohet se nëse Guarin do të qëndrojë në arrest apo do të lirohet me vetëm një gjobë në dëm të tij.

Fredi Guarin ishte një nga lojtarët më të dashur të Interit, për shkak të grintës së tij në mesfushë dhe golave spektakolarë që shënonte. Pas largimit të tij nga Italia, karriera e tij pësoi një rënie të lirë /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online