“Nuk e mendojmë të na eliminojë Vllaznia, po shohim turin e tretë”! Përgjigja e pakuptueshme e drejtuesit të Craiovas: Nëse na mundin, nuk e heqim trajnerin

Te Craiova po shprehen të sigurt që pa nisur ndeshja me Vllazninë se do të jenë ata që do të kalojnë në turin e tretë të Conference League. Presioni është i madh te rumunët që rolin e favoritit ta tregojnë edhe në fushën e blertë. Në një prononcim të fundit, drejtuesi i Craiovas, Mihai Rotaru, është paksa i padeshifrueshëm në fjalët e tij.

“Ne duam të shkojmë sa më lart në Conference League. Në raundin e tretë nuk do të jemi më favoriti, na duhet edhe pak fat. Nuk e marrim dot në konsideratë që të eliminohemi tani në turin e dytë”, tha Rotaru që nis të shoh nga turi i tretë pa kaluar ende të dytin. Por kur pyetet nëse do të shkarkohej trajneri i tyre nëse Vllaznia i eliminon, përgjigja është surprizuese: “Jo, nuk do të ishte profesionale nëse do të ndodhte”, shprehet Rotaru. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online