Nuk e mbajtën as 4 muaj në Ligën Rajonale të Gjermanisë, ekipi i ri i djalit të Thomas Brdariç është një tjetër hap mbrapa

Pas eksperiencës me Vllazninë, djali i Thomas Brdariç, Tim Brdariç, nisi një aventurë të re në ligat rajonale të Gjermanisë. Në shtator do të hidhte firmën te FC Rot Ëeiss Koblenz me kontratën dy vjeçare që ka skaduar para kohe. Vetëm katër muaj në këtë skuadër dhe klubi ka njoftuar ndërprerjen e marrëveshjes me Tim Brdariç, duke i uruar fat në aventurën e ardhshme.

Ndërkohë para vetëm dy ditësh, mbrojtësi ka gjetur një ekip të ri për karrierën e tij. Një tjetër hap mbrapa në fakt për Tim Brdaric, që ka kaluar te KFC Uerdingen, e cila është pjesë e ligës rajonale perëndimore. Por këtë herë kjo skuadër e re 22-vjeçarit ndodhet në vendin e fundit të tabelës dhe ishte në kaosin e madh të falimentimit pas largimit të investitorëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *