Nuk e mbajnë më shumë se 4 muaj! Në Gjermani e heqin djalin e Thomas Brdariç edhe nga ekipi i niveleve të ulëta

Pas eksperiencës me Vllazninë, djali i Thomas Brdariç, Tim Brdariç, nisi një aventurë të re në ligat rajonale të Gjermanisë. Në shtator do të hidhte firmën te FC Rot Weiss Koblenz me kontratën dy vjeçare që ka skaduar para kohe.

Vetëm katër muaj në këtë skuadër dhe klubi ka njoftuar ndërprerjen e marrëveshjes me Tim Brdariç, duke i uruar fat në aventurën e ardhshme. Megjithatë mediat gjermane shkruajnë se nuk dihet ende fati i mbrojtësit sa i përket vazhdimit të karrierës së tij dhe ekipin ku mund të aktivizohet në të ardhmen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *