Manchester City është kualifikuar në finale të Carabao Cup, ku do të përballet me Arsenalin e Artetës. Pas gjysmëfinales kundër Newcastle-it, Guardiola ka shprehur pakënaqësinë e tij me rregulloren e këtij kompeticioni. Sipas rregullores, nëse një lojtar nuk është përfshirë në listën e skuadrës përpara gjysmëfinaleve nuk mund të luajë në ndeshjet e mbetura të turneut. Për këtë arsye, blerja e re e City-t, Guehi, nuk mund të luajë as në finalen kundër Arsenalit. Guardiola e sheh këtë rregull si të pakuptimtë dhe ka deklaruar se do të dërgojë një letër te autoritetet përkatëse për të ndryshuar rregulloren.
“Shpresoj që ta bindim Carabao Cup që Marc (Guehi) të luajë në finale. Është e vështirë për ta kuptuar… klubi bën një investim të madh për të marrë një lojtar, ai na përket ne. Nuk e kuptoj përse ai nuk mund të luajë në finale. Do të shkruajmë një letër dhe shpresoj që Carabao Cup apo kushdo që vendos ta kuptojnë se kur ble një lojtar për shumë para dhe nuk mund të luajë për shkak të një rregulli të cilin nuk e kuptoj, mund ta ndryshojnë (rregullin) dhe ai mund të luajë”, ka deklaruar Pep Guardiola./Sport Ekspres/