Nuk e kënaq fitorja ndaj Ballkanit të Ilir Dajës, trajneri i Astanës ankohet: Ndoshta nuk duan të na shohin në Europë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ballkani humbi dje me rezultatin 1-2 nga Astana në “Fadil Vokrri“. Megjithëse ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës për këtë sezon, trajneri i skuadrës kazake është larguar i pakënaqur nga Kosova. Nëpërmjet një deklarate të shpërndarë edhe nga Astana në faqen zyrtare në “Instagram“, Grigori Babayan-i ka shprehur pakënaqësitë e tij me arbitrimin. Sipas tij gjyqtarët janë treguar të njëanshëm.

“Jemi shumë të pakënaqur me arbitrimin. Shumë momente u interpretuan jo në favorin tonë. Plus (arbitri) menjëherë na dha karton të verdhë, por jo kundërshtarit. Ka një lojë agresive te portieri, por ai nuk vërshëllen. Na dhanë shumë kartonë të verdhë, nuk e di çfarë lidhje ka kjo, ndoshta nuk duan të na shohin në Evropë. Nuk është e qartë pse po na gjykojnë kështu”, ka thënë Grigori Babayan-i./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *