E FUNDIT/ Nuk ka fitues në “Arenën e Demave“, Laçi dhe Erzeni largohen me nga një pikë nga kryeqyteti

Erzeni dhe Laçi janë përballur sot në kuadër të javës së 10 të “Abissnet Superiore“-s. Ndeshja është zhvilluar në “Arenën e Demave“, me Laçin në rolin e ekipit pritës. Skuadrat janë ndarë në baraspeshë pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Ndeshja nuk prodhoi gola, megjithëse rastet nuk munguan në të dy krahët.

Si Erzeni, ashtu edhe Laçi, luajtën për të marrë fitoren, por në fund arritën të merrnin vetëm një barazim 0-0. Kurbanisit mbeten ende në vendin e tretë në renditje me 14 pikë të grumbulluara, ndërsa shijakasit shkojnë në vendin e 7 me 12 pikë të grumbulluara./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online