Giovinco e ka mbyllur aventurën e tij me Al Hilal dhe aktualisht është pa skuadër. Në mediat shqiptare është përfolur për një kalim të mundshëm të tij te Kukësi pas njohjes së vjetër me trajnerin Longo. Megjithatë vetë futbollisti ka zgjedhur që të pres fillimisht duke kërkuar një rikthim në Itali. Nëse nuk do të ketë një marrëveshje të tillë, atëherë do të kthehet që të diskutojë seriozisht për Kukësin.
Vetëm pak ditë më parë Giovinco ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport” duke treguar situatën e tij: “Për momentin nuk kam asnjë ofertë. Nëse nuk kthehem dot në Serinë A, pres që të luaj edhe në Serinë B. Nuk është turp për mua. Dua vetëm që të luaj, kudo, do të shkoj edhe në Amerikën e Jugut nëse është e nevojshme”, ka thënë Giovinco. /Sport Ekspre/