Nuk e ka marrë ftesën e Rejës, Sadiku nuk dorëzohet për Kombëtaren: Nuk ika në vend të humbur…

Në ditën e nesërme do të publikohet edhe lista e trajnerit Reja për ndeshjet e muajit mars që do të zhvillojë Kombëtarja. Tashmë është mësuar zyrtarisht se Armando Sadiku nuk do të jetë pjesë e saj.

Sulmuesi që e vazhdoj karrierën te Bolivar nuk e ka marrë ftesën pasi ka luajtur vetëm një ndeshje në këto kohë, teksa kampionati në Bolivi nuk ka nisur ende, por është duke u zhvilluar “Libertadores”. Në intervistën e dhënë për “Zona Gol”, Sadiku është shprehur se nuk do të “zhduket” nga Kombëtarja pas zgjedhjes që ka bërë të luajtur me Bolivarin.

“Këtu nuk ka filluar akoma kampionati, vetëm një ndeshje kemi bërë. Nuk erdha te Kombëtarja nga largësia? Jo nuk besoj, motivi që trajneri nuk më ka thirrur është se nuk kemi luajtur shumë ndeshje në Bolivi. Unë do të luajë në Libertadores me ekipet më të forta në Argjentinë, Brazil, Meksikës. Nuk është se kam shkuar në një vend të humbur që nuk më ndjek më njeri”, ka thënë Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online