“Detyrim ta kalojmë Hungarinë, ndryshe në vendnumëro”, Altin Lala për Kombëtaren dhe këshillë Brojës: Vepro si Mount!

Altin Lala ka komentuar grupin kualifikues të Kombëtares Shqiptare, teksa po afrojnë ndeshjet e muajit mars. I ftuar në “Zona Gol”, legjenda e kuqezinjëve është shprehur se Shqipëria e ka për detyrim që ta kalojë Hungarinë në grup, ndërsa vendin e katërt e cilëson si dështim. Gjithashtu një këshillë vjen edhe për Armando Brojën që duhet të ndjek rrugën e lojtarit aktual të Chelsea-t, Mount, për të qëndruar edhe një vit tjetër huazim te Viteshe.

“Ne duhet të jemi kërkues ndaj vetes tonë. Kemi një grup lojtarësh që janë shumë të mirë. Kemi një trajner që vjen me një eksperiencë të jashtëzakonshme nga Italia. E çfarë duhet të kërkoj Kombëtarja në këtë grup kualifikues të Botërorit? Ne duhet që të kalojmë Hungarinë dhe të konkurrojmë Poloninë. Nëse nuk e bëjmë këtë gjë, jemi në vend numëro. Pra vendi i tretë është detyrim dhe i dyti është sukses i madh.

Armando Broja po kalon një formë fantastike te Viteshe, ka fitura vetëbesimin për të gjetur golin. Por për mendimin tim duhet të qëndrojë ende te Viteshe që të rritet edhe një vit tjetër. Do të kishte shumë pak hapësira tani te Chelsea. Pas dy vitesh e shikoj duke luajtur te Chelsea ashtu si edhe Mount, që u forcua te Viteshe për dy sezone”, ka thënë Altin Lala. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online