Nuk e harrojnë respektin edhe kur janë duke humbur 2-5, gjesti i bukur i tifozëve të Liverpulit me Benzemanë dhe Modriçin

Liverpuli mori një nga humbjet më të hidhura në histori mbrëmjen e djeshme. Të kuqtë e Klopit u mposhtën me shifrat 2-5 nga Reali i Madridit, i cili arrin një tjetër përmbysje spektakolare në Ligën e Kampionëve. Pavarësisht viteve që mbajnë mbi supe, Modriçi dhe Benzemaja ishin dy nga më të mirët në fushën e lojës.

Sulmuesi francez arriti edhe të shënonte dy gola në këtë përballje. Dy lojtarët e Realit kanë fituar respektin e tifozëve me paraqitjen e tyre, por edhe me atë çfarë kanë bërë përgjatë karrierës. Tifozeria e Liverpulit nuk e harron respektin as kur ekipi i zemrës është duke humbur 2-5, teksa duatroket si Benzemanë, ashtu dhe Modriçin, në momentin që zëvendësohen nga Karlo Ançeloti. Një gjest mjaft i bukur i tifozëve anglezë, që tregojnë se klasi nuk mund të urrehet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online