“Ku është vitin tjetër, në Stamboll? Rezervoni hotelin”! Jurgen Klop bëhet objekt talljeje, i kujtojnë fjalët e finales pas humbjes ndaj Realit të Madridit

Liverpuli dhe Reali i Madridit u ballafaquan sërish në Ligën e Kampionëve, duke zhvilluar një nga ndeshjet më të bukura të këtij kompeticioni. “Los blancos” përmbysën rezultatin nga 2-0 në 2-5, duke bërë një jehonë të madhe mediatike.

Jurgen Klop është i pafat përballë madrilenëve, ndaj të cilëve ka humbur gjithnjë në Ligën e Kampionëve. Për trajnerin gjerman nuk kanë munguar ironitë në rrjetet sociale, ku i vënë në dukje frazën e thënë prej tij pas finales së vjetshme në këtë kompeticion.

Pas humbjes ndaj Realit të Madridit në finale, Klop do të shprehej me fjalët: “Ku është vitin tjetër? Në Stamboll? Rezervoni hotelin”. Për ironi të fatit, shorti e vendosi përballë “los blancos”, të cilët sërrish e mposhtën. Madje këtë herë, me një rezultat që do e mbajë mend gjatë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online