Një histori e çuditshme po i ndodh Anthony Limbombes në Nantë. Lojtari belg u afrua për shifrën e 8,25 milionë eurove 2 vite më parë, duke qenë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Por futbollisti ka luajtur vetëm 5 ndeshje me fanellën e skuadrës së Nantës, si dhe ka provuar huazimin në radhët e Standartit të Liezhit. Një dëmtim e la për një kohë të gjatë jashtë fushe dhe që pas rekuperimit nuk ka gjetur vend në radhët e francezëve. Madje si për të mos mjaftuar kjo, Nanta e ka dërguar në ekipin e rezervave që në shtator të vitit të shkuar.
Gjithashtu Limbombe nuk shfaqet as në fotot e seancave stërvitore, në faqen zyrtare të klubit si lojtar i ekipit të parë, e madje nuk ftohet as në takimet me sponsorët. Belgu 27-vjeçar është ankuar te Liga e Futbollit të Francës, e cila i ka dhënë të drejtë lojtarit dhe ka kërkuar nga Nanta që ta marrë përsëri në ekipin e saj të parë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/