“Nuk e fituam dot derbin, tani do të bëjmë llogaritë e tyre”! Kolela shpreson: Bylisi mund ta ndalojë Tiranën

Partizani do të përballet kundër Kastriotit në ditën e nesërme. Të kuqtë do të jenë me mendjen edhe nga ndeshja e Tiranës, teksa bardheblutë do të luajnë me Bylisin. Në konferencën për shtyp, Kolela ka treguar se shpreson te surpriza e ballshiotëve.

“Pse jo, mund të ndodhë që Bylisi ta ndalojë Tiranën. Unë nuk bëj llogari për të tjerë por për vete. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Duke parë që kanë mbetur edhe 2 ndeshje është normale të ketë llogari të tilla.

Duke mos e fituar derbin, kemi mundësi të bëjmë llogari për kundërshtarin. Kush është ndjekës bën llogari e kush kryeson jo. Janë 3 skuadra për mbijetesë dhe një përballet me ne e tjetra me Tiranën”, tha Kolela. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online