“Nuk e di si pësohen gola si i pari dhe i treti“, Murinjo lë intervistën para kohe pas humbjes: Nuk dua ti përgjigjem pyetjeve

Përballja e Interin rezultoi një makth për Murinjon, teksa Roma e tij u mposht thellë 3-0 nga zikaltrit. Në përfundim të ndeshjes, portugezi ka folur shkurt për mikrofonin e “DAZN“-it. “Special one“ i vë fajin faktorëve të jashtëm si lëndimet, Kovidi apo kartonët e verdhë, si dhe shpreh habinë se si skuadra e tij mund të pësonte një gol si i pari dhe i treti. Në fund Murinjo ka refuzuar të japë përgjigje për pyetjet e panelit në studio, duke u larguar përpara kohe nga intervista.

“Interi është më i fortë se ne në kushte normale, në kushte jonormale është shumë më i fortë se ne. Vitin e kaluar ajo përfundoi 29 pikë mbi ne. Mes Kovidit, lëndimeve dhe skualifikimeve ishim në një situatë të kufizuar. Ne kishim zero potencial sulmues dhe duhej të shënonim në ato pak raste. Ne kishim tre, dhe nuk e bëmë. Kur bën një enigmë shumë të vështirë, nuk mund të pësosh gola si i pari dhe si i treti. Për mendimin tim, arbitri është i mirë, vetëm Kristantes i mungoi një karton i verdhë. Jemi skuadra më e padisiplinuar në Serinë A, kemi një rekord të jashtëzakonshëm kartonash të verdhë. Ju kërkoj falje juve dhe atyre që na dëgjojnë nga shtëpia por nuk dua t’u përgjigjem pyetjeve të studios”, ka thënë Murinjo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online