“Nuk e di sesi e dha faull arbitri, goli i dytë i Egnatias ishte i rregullt”! Shpëtim Duro: Barazuam me vendin e pestë të Superiores

Një ndeshje me ritëm të çmendur ishte ajo mes Egnatias dhe Erzenit, e mbyllur me shifrat 1-1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, por e dyta rezervoi spektaklin e vërtetë. Xhekson kaloi i pari në avantazh Egnatian pas penalltisë së fituar në minutën e 55 të takimit. Vetëm tre minuta më vonë, Sadiki barazoi gjithçka pas harkimit në goditjen e këndit.

Egnatia kaloi sërish në avantazh me Xhekson në minutën e 62, por goli do të anulohej për një faull në nisjen e aksionit nga Dëamena. Vetëm katër minuta më vonë ishte Erzeni që realizoi, por goli do të anulohej për pozicion jashtë loje. Në fund Egnatia kishte dy mundësi të artë me Dëamena dhe Mustën që u shpërdoruan. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Oversport”:

Shpëtim Duro: “Po luanim ndaj një ekipi shumë të fortë. Jam i kënaqur me mënyrën e lojës, ishim në ekuilibër në pjesën e parë, veçanërisht në pjesën e dytë. Ishte pak fat i keq që Erzeni na barazoi. Kishim disa mundësi për të shënuar, por ky është futbolli. Tani e pashë rastin e Dëamenas dhe nuk e di sesi anulohet ai gol i dytë. Ishte një prekje e lehtë në mesfushë, për mua nuk diskutohet fare. Ne jemi në pozita të mira tani, ky kampionat do të jetë i ekuilibruar, ne jemi aty. Kemi barazuar me vendin e pestë të Superiores dhe nuk e shoh si rezultat negativ. Në momente të caktuara ndikoi edhe arbitri”.

Kapllani: “Largohemi me rezultat pozitiv. Impanti këtu është i mrekullueshëm, fusha është super. Ndeshjen e kishim përgatitur mirë dhe lojtarët i zbatuan detyrat. Unë kam dyshimet e mia te rasti i penalltisë që i dhanë Egnatias. Lojtari i Egnatias u shtri në tokë vetë. Po luanim ndaj një prej ekipeve më të mira në Shqipëri, që pretendon edhe për titullin kampion, mos ta harrojmë. Ndërsa ne jemi luftë, luftë, luftë, deri në pikën e fundit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online