“Nuk e di se çfarë t’ju them”! Morata nuk mban dot mbi shpatulla Spanjën: Le të flasin njerëzit, në vendin tonë…

Alvaro Morata po merr kritika të mëdha në këto dy ndeshjet e para që ka zhvilluar Spanja. Këta të fundit kanë zotëruar përballjet me Suedinë dhe Poloninë, por nuk kanë shkuar më shumë sesa barazimi. Këtu del në pah edhe mungesa e një sulmuesi me peshë që të shfrytëzoi rastet e krijuara te Spanja.

Pavarësisht golit të shënuar këtë herë, sërish Morata ka shpërdoruar mundësi të pastra ndaj Polonisë. I lodhur nga kritikat e mëdha të njerëzve, sulmuesi i ka dhënë fund edhe këtij diskutimi. “Ne kemi akoma një finale për të dalë nga grupet. Unë nuk e di se çfarë mund t’ju them. Njerëzit? Le të flasin atë që duan. Do të shohim nëse duhet të shqetësohemi më të vërtetë për atë që flasin ata apo jo. Jemi një shtet që e japim opinionin të lirë dhe shumë thjeshtë”, ka thënë Morata. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online