Tirana do të përballet ndaj Partizanit për të luajtur ndeshjen më të rëndësishme të kësaj jave në Superiore. Në konferencën për shtyp ishte edhe Orges Shehi, i cili u shpreh për “mallkimin” e Partizanit në Air Albania.
Ndeshja – Dihet rëndësia e derbit për skuadrën, ambientin e tifozët. Është vitrinë e kampionatit shqiptarë. Me aq ditë sa kemi pasur në dispozicion pas ndeshjes së Kupës ku disa lojtarë që luajtën mund ta nisin edhe nga fillimi besoj se kemi pasur kohë mjaftueshëm për ta përgatit ashtu sic duhet por më e rëndesishme është përgatitja psikologjike se taktika.
Dëmtimet – Grupi nuk është i plotë. Najdovski është dëmtuar por është rikthyer Hussein.
Statistika pro Tiranës – Rivaliteti i madh ndër vite, statistikat herë kthehen në favor të njërës, herë të tjetrës. Statistikat nesër nuk kanë ndikim pasi është histori e re që do të shkruhet përsëri. Stadiumi është shumë domethënës. Ka një domethënië të madhe si komoditeti që ofron dhe ambienti që shërben për lojtarët në fushë dhe tifozët.
Partizani në Air Albania – Nuk e di se çfarë mund të ketë për ekipin kundërshtar stadiumi Air Albania apo ndonjë tjetër, ters apo fat, ne fokusohemi te ajo që duam të bëjmë ne dhe nuk i besojmë shumë statistikave. Është ndeshje për t’u luajtur dhe pas ndeshjes do të rishikojmë përsëri.
Formacioni – Kemi një grup lojtarësh që nga momenti në moment mund të ndryshojnë. Është Najdovski që mungon dhe do të futet dikush tjetër. Kemi akoma disa gjëra në kokë që do të vendosen deri nesër se kush rri në stol apo në fushë nuk ka aspak rëndësi sepse lojtarët në stol janë po aq të rëndësishëm sa ato që e fillojnë nga fillimi.