E pabesueshme/ Rasti i katër i lojtarëve në Bundesligë në vetëm gjashtë muaj, kishin tumor në testikuj

Një histori e pabesueshme vjen nga Bundesliga. Katër futbollistë që luajnë për klubet e elitës gjermane janë diagnostikuar me tumo.r në testikuj gjatë gjashtë muajve të fundit. Gjithçka nisi me rastin e Tim Baumgartl nga Union Berlin, i cili u diagnostikua në prill të këtij viti. Ky mbrojtës 26-vjeçar iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm dhe u rikthye në stërvitje.

Me të njëjtën situatë u përballën edhe Marko Richter nga Hertha dhe Sebastien Alle, i cili erdhi në Dortmund nga Ajax këtë verë në një transfertë prej 31 milionë eurosh. Të dy e morën vesh për sëmundjen gjatë verës, ndërsa përgatiteshin me klubet e tyre të reja dhe të dy iu nënshtruan një operacioni urgjent. Richter tashmë është rikthyer në fushë, ndërsa rikuperimi i Ale po shkon mirë.

I fundit në seri që u diagnostikua me një sëmundje vdekjep.rurëse është një tjetër lojtar i Hertha-s – Jean-Paul Boethius. Ai është operuar pak ditë më parë dhe është në proces rikuperimi. Holandezi njoftoi përmes rrjeteve sociale pas operacionit duke thënë se po kalon mirë dhe se mbështetja që mori nga njerëzit në mbarë botën do të thotë shumë për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online