“Nuk e di nëse do të vazhdoj më te Kukësi”, trajneri Longo çudit pas ndeshje: Si t’i kërkosh Bologna-s që të fitojë Serinë A

Teuta ka fituar një ndeshje dramatike ndaj Kukësit ku kishte gola dhe shumë emocione. Në fillimin e ndeshjes verilindorët nisën me hovin e zakonshëm të kontrollit të topit dhe lojës. Por në të parën mundësi që erdhi për Aleksin nga goditja e këndit, topi do të ndalej në rrjetë. Viktor do të barazonte në minutën e 10, ndërsa falë VAR do të vinte përmbysja me Gjelbërim Taipin që shënoi nga penalltia.

Në minutën e 30 do të barazonte Plaku pas një vendosje të gabuar të mbrojtjes së Kukësit. Kur priteshin që të dy ekipet t’i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, Koubemba nuk do të gabonte me portën e boshatisur. Në pjesën e dytë Kukësi e ka kërkuar golin me të gjitha mundësitë dhe ia arriti që të tundte rrjetën me goditjen perfekte të Viktor, ndërsa ka ndërhyrë VAR duke e anuluar pasi Basha që ishte i përfshirë në aksion, ishte në pozicion jashtë loje me njërën këmbë. Shqiprim Taipi kishte mundësinë e artë për të barazuar në minutat e fundit kur gjendej pranë portës kundërshtare, por sërish do të gabonte. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”

Longo: “Jam shumë i lumtur sesi jemi përgatitur deri tani. E kam thënë edhe më parë, ky grup lojtarësh është fantastik, grup i mrekullueshëm i futbollistëve. Humbëm një ndeshje sot si humbëm 2 pikë me Laçin. Por kjo nuk është asgjë, në mars do të shihet kualifikimi. Ne jemi ekipi që kemi shënuar më shumë dhe në të njëjtën kohë ekipi që kemi gabuar më shumë para porte. Shumë njerëz harrojnë se Kukësi ka qenë në vendin e gjashtë në sezonin e shkuar. Është njësoj sikur t’i kërkosh Bolognas të marrë vendin e parë në Serinë A. Ndeshja e radhës? Nuk e di nëse do të jem më këtu te Kukësi. Duhet të qetësohemi njëherë dhe të flasim sërish me drejtuesit dhe të diskutojmë për të ardhmen sesi do të vazhdohet”.

Martini: “Ishim të fortë që fituam me Kukësin, të gjithë e dinë që ne jemi të fortë. Koha do të na jap më shumë mundësi për t’u rikuperuar ato dëmtimet tona dhe gjithçka shkon në rregull. Aleksi? Është temperamenti i tillë, i kemi folur shumë. Por nëse ul pak nga nervi i tij, ndoshta nuk do të jetë më i njëjti. Nuk po mundohemi ta rregullojmë tamam Aleksin. (qesh)  Po mësohemi me VAR dhe kam filluar ta mbajë emocionin. Është shumë mirë që është vendosur. Këpucët e kuqe? I mbaj gjithmonë se kanë fituar 4 Kupa këto këpucë, ndoshta dhe të pestën. (qesh)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *